RTSH 24 Live

Politikë

Amnistia fiskale/ BE e shqetësuar për draftin e qeverisë: Të rishikohet legjislacioni

29/09/2022

Amnistia fiskale/ BE e shqetësuar për draftin e qeverisë: Të rishikohet legjislacioni

Bashkimi Europian është shqetësuar për ligjin për amnistinë fiskale që kryeministri Edi Rama do të aplikojë në Shqipëri. Pas një takimi me përfaqësues të qeverisë, burime nga përfaqësia e BE-së në Tiranë, deklaruan se shqetësimi për këtë çështje, është serioz.

"Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, thuhet nga burimet e BE.

Një përgjigje e tillë për procedurën e shpallur prej kohësh nga qeveria shqiptare, e kufizuar në faktin se shqetësimi i takon draftit aktual, nga ana tjetër lë të hapur diskutimin nëse ky legjislacion do të vazhdojë ose jo.

Bashkimi Europian që siguron se do të vazhdojë konsultimet për ta rishikuar këtë legjislacion, duket se ka lënë një shteg të hapur, përkundrejt një mohimi të plotë të ushtrimit të kësaj mundësie legjislative nga ana e qeverisë shqiptare.

Pavarësisht kritikave të mara nga faktori ndërkombëtar mbi amnistinë fiskale për emigrantët, kryeministri Edi Rama ka theksuar vendosmërinë e qeverisë për t’i shkuar deri në fund kësaj nisme.

/rtsh/