RTSH 24 Live

Botë

Amnesty International, kushtet e Navalny-t në burg, të barabarta me torturat vrasëse

07/04/2021

Amnesty International, kushtet e Navalny-t në burg, të barabarta me torturat vrasëse

Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së të Drejtave të Njeriut është e shqetësuar për trajtimin e politikanit të opozitës ruse, Alexei Navalny, në burg.

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, vlerëson se kushtet në burg për politikanin e opozitës, Alexei Navalny, janë tortura, të cilat mund ta vrasin ngadalë.

Deklarata e organizatës të mërkurën u raportua nga agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas Amnesty, Navalny, i cili u helmua vitin e kaluar, tani po i nënshtrohet privimit të gjumit, domethënë ai po monitorohet.

Ai, gjithashtu, nuk ka qasje te një mjek në burg që mund t'i besonte.

“Rusia dhe autoritetet ruse mund ta vendosin atë në një situatë që do të rezultojë në një vdekje të ngadaltë. Ata po përpiqen të fshehin atë që po ndodh me të”, tha Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e Amnesty International.

“Autoritetet ruse qartë po shkelin të drejtat e tij. Ne duhet të bëjmë më shumë”, tha Callamard.

"Ata tashmë po përpiqen ta vrasin atë, tani ata e kanë arrestuar atë duke e vënë në kushte të barabarta me torturat", theksoi më tutje Callamard.

Të hënën, Callamard kërkoi që Navalny-t t’i garantohej kujdesi i duhur shëndetësor.

Navalnyi filloi një grevë urie në Kampin e Burgut Pokrov, javën e kaluar, me qëllimin që burgu t'i siguronte atij kujdesin e duhur shëndetësor për sëmundjet e shpinës dhe këmbës.

Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi shëndetin e Navalny-t, duke thënë se i përket administratës së burgut të shtetit.

IEVP-ja komentoi javën e kaluar se Navalnyi do të marrë të gjithë kujdesin e nevojshëm.

Navalny u transferua në repartin e spitalit të kampit të burgut në fillim të kësaj jave.

Sipas mediave ruse, ai dyshohet të ketë një infeksion të frymëmarrjes.

Më tutje, mes tjerash, në artikull bëhet fjalë për historikun e burgosjes së Navalny-t, pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ishte shëruar nga helmimi që i është bërë më herët në Rusi.

Prandaj, organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se vendimi për burgosjen e Navalny-t është politik, pasi ai ka kritikuar regjimin e Putinit.