RTSH 24 Live

Teknologji

American Airlines porositë taksi ajrore për një miliard dollarë

23/06/2021

American Airlines porositë taksi ajrore për një miliard dollarë

Linja ajrore ka porositur paraprakisht 250 eVTOL nga Vertical Aerospace. Ata duhet të transportojnë deri në 4 persona. Linja ajrore amerikane "American Airlines", ka porositur 250 taksi fluturuese, nga kompania britanike Vertical Aerospace. Sipas Business Insider, "Linja ajrore po investon një miliard dollarë amerikanë në eVTOL", transmeton Telegrafi. Ky është një model plotësisht elektrik, VA-X4. Thuhet se është në gjendje të transportojë deri në 4 pasagjerë, në një distancë prej afërsisht 160 kilometrash (100 milje). Sipas prodhuesit, ajo arrin një shpejtësi maksimale prej 325 km / orë (202 milje në orë). American Airlines do të investojë edhe 25 milionë dollarë të tjerë në vetë kompaninë e taksive ajrore. Sipas Vertical Aerospace, VA-X4 duhet të aprovohet në vitin 2024. American Airlines nuk është linja e parë ajrore që vendos e investon në eVTOL, gjë që na tregon se e ardhmja do të jetë shume ndryshe.