RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadorja Kim, mesazh për rekomandimet e OSBE/ODIHR, mbi 25 prillin

11/10/2021

Ambasadorja Kim, mesazh për rekomandimet e OSBE/ODIHR, mbi 25 prillin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë, që lidhet me mbrojtjen e të dhënave personale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim ka ripostuar reagimin e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në lidhje me rekomandimin numër katër të OSBE, që lidhet me patronazhistët. Kim  thekson se i nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Sipas Kim, qytetarëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme, është themelore për demokracinë,” shkruan Kim.