RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadorja e SHBA-së takon Bashën: Nuk ecet përpara me një këmbë tek e shkuara

24/09/2021

Ambasadorja e SHBA-së takon Bashën: Nuk ecet përpara me një këmbë tek e shkuara

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka dalë në një prononcim për mediat duke thënë se demokracisë së Shqipërisë i duhet opozita.

"Sapo jam kthyer nga SHBA-të, ku kisha një mundësi që të flisja me liderë të ndryshëm të agjencive, duke përfshirë DASH dhe të Shtëpisë së Bardhë. U dhashë një panoramë të shkurtër për situatën në Shqipëri. Mendova se ishte me rëndësi për të ndarë me të atë që mësova në ShBA. I thashë zotit Basha se SHBA-të janë të angazhuara për të punuar me PD-në. Të gjithë e dinë se SHBA-të kanë pasur një marrëdhënie shumë të fortë në PD. Demokracia përcaktohet nga të pasurit të një partie të fortë opozitare. E dimë se ky është një moment i vështirë për PD, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet. Nga perspektiva e SHBA-ve ne jemi seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Eshtë e gabuar dhe ofenduese. Doja t'u kujtoja që në 1920, kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhdukej nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë dhe të bëhet më e fortë. I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e fortë, sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptarëve, po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju e keni gabim. Pozita jonë, për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar. Ka veprime që duhet ndërmarrë për tu siguruar që të kemi zgjedhjet më të mira të ardhshme, si dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore. Ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin. Ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara. Por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur e bllokuara në të shkuarën"," tha ambasadorja Yuri Kim.