RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadorja e re e BE në Shqipëri i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj

02/08/2022

Ambasadorja e re e BE në Shqipëri i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj

Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, i ka paraqitur sot Letrat Kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ky i fundit shprehu mirënjohjen për mbështetjen politike dhe asistencën financiare, që BE i ka dhënë Shqipërisë në tre dekadat e fundit. Po ashtu, presidenti vuri theksin te vullneti politik i institucioneve shqiptare për të përparuar në rrugën e reformave, duke u ndalur kryesisht te integrimi evropian që sipas tij mbetet projekti dhe prioriteti më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 “I ndërgjegjshëm për sfidat dhe vështirësitë që vetë BE-ja e Vendet Anëtare të saj po kalojnë pas agresionit rus në Ukrainë, shpreh besimin se vëmendja e Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor do të jetë edhe më e madhe, duke e konsideruar procesin e zgjerimit si instrumentin më të mirë gjeopolitik për adresimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë së rajonit dhe të kontinentit në tërësi", tha Begaj.

/rtsh.al/