RTSH 24 Live

Aktualitet

Ambasadorja e BE takim me kreun e SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kyçe për anëtarësimin në BE

24/01/2023

Ambasadorja e BE takim me kreun e SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kyçe për anëtarësimin në BE

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani. Në një postim në Twitter, Hohmann shkruan se BE mbështet plotësisht një Prokurori të Posaçme të pavarur.

Ambasadorja e BE inkurajon SPAK që të vijojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e konsideruar përparimin në këto dy drejtime si kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  

Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm të SPAK Z. Altin Dumani. BE-ja mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet përparimi i Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Hohmann.

/rtsh.al/