RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadori shqiptar në Londër: Stop fushatës diskriminuese kundër shqiptarëve, po nxisni racizëm

07/12/2022

Ambasadori shqiptar në Londër: Stop fushatës diskriminuese kundër shqiptarëve, po nxisni racizëm
Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko bën thirrje për t'i dhënë fund 'fushatës së diskriminimit' ndaj shqiptarëve. Kjo deklaratë e ambasadorit erdhi mes debateve të ministrave të Britanisë së Madhe lidhur me emigrantët shqiptarë që vijnë në mënyrë ilegale përmes kanalit të La Manshit.

“Fëmijët shqiptarë po i nënshtrohen bullizmit racist në shkollat ​​e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të debatit rreth emigrantëve shqiptarë”, tha ambasadori Qirko në Londër në Komisionit të Punëve të Brendshme.

Qirko kërkoi që t’i jepen fund " forcimit të stereotipeve negative, ndërsa shtoi se më shumë se 140,000 shqiptarë që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar ishin prekur negativisht nga debati, i cili "po përforconte racizmin".

“Kjo fushatë diskriminimi ndaj shqiptarëve që jetojnë këtu në Britani të Madhe duhet të ndalet. Ka njerëz, sidomos të rinj, që bullizohen në shkolla sepse janë shqiptarë. Të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë aktivitet duhet të kërkojnë falje. Ka mjekë, avokatë, inxhinierë, punëtorë të çdo lloji shqiptarë që paguajnë taksa dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Çdo paraqitje tjetër e ndryshme e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është një demonstrim i mungesës së njohjes së këtij realiteti. Përforcimi i stereotipeve negative për një kohë të gjatë nxit vetëm diskriminimin dhe racizmin”, tha ai.

Komentet e ambasadorit shqiptar vijnë pasi sekretarja e Brendshme, Suella Braverman i quajti emigrantët shqiptarë si “kriminelë” gjatë një debati mbi krizën.

Ditë e fundit qeveria britanike synon të praktikojë politikën që emigrantët që vijnë nga “vende të sigurta” të depërtohen në vendet e tyre me procedurë të përshpejtuar brenda 10 ditëve dhe Shqipëria është pjesë e listës së vendeve të sigurta ku emigrantët nuk mund të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe.

/rtsh.al/