RTSH 24 Live

Aktualitet

Ambasadori King-Smith: Emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britani, nuk do të sigurojnë punë të ligjshme

12/08/2022

Ambasadori King-Smith: Emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britani, nuk do të sigurojnë punë të ligjshme

Emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe nuk do të mund të sigurojnë punë të ligjshme. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga  ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith, gjatën një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Gledis Nano.

Në këtë takim u ra dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

"Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit", tha Ambasadori Alastair King-Smith në këtë takim.

/rtsh.al/