RTSH 24 Live

Kosova

Ambasadori i Kosovës per RTSH: Bashkësia ndërkombëtare të trajtojë Kosovën të barabartë me Serbinë në dialog!

15/07/2021

Ambasadori i Kosovës per RTSH: Bashkësia ndërkombëtare të trajtojë Kosovën të barabartë me Serbinë në dialog!

Kosova pret që bashkësia ndërkombëtare e ajo europiane në veçanti të trajtojë edhe Kosovën të barabartë në dialogun me Serbinë. Pak ditë para takimit të dytë të paralajmëruar mes kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, ambasadori i Kosovës në Tiranë Nahit Hasani i tha televizionit publik shqiptar, se deri tani bashkësia ndërkombëtare është pozicionuar duke u orientuar nga Serbia.
Vetë Kosova ka formuluar qendrimin e saj për këto marrëveshje duke këmbëngulur si në njohjen e realitetit ashtu edhe në njohjen e krimeve nga Serbia në 100 vjetë.
Çështja e asosacioneve është po ashtu e kuadruar si qendrim nga Kosova për takimin e radhës.