RTSH 24 Live

Kosova

Ambasadori francez: Keqardhje për mungesën e një marrëveshje, Kosova në veçanti të pranojë propozimin e kompromisit të BE-së

22/11/2022

Ambasadori francez: Keqardhje për mungesën e një marrëveshje, Kosova në veçanti të pranojë propozimin e kompromisit të BE-së

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka shprehur keqardhje për mungesën e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, pas takimit në Bruksel. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai u kërkon të dyja palëve, në veçanti Kosovës, që të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian.

“Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Franca u kërkon të dyja palëve, në veçanti Kosovës, që të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian”, shkruan ambasadori në Twitter.

/rtsh.al/