RTSH 24 Live

Kosova

Ambasadori britanik në Kosovë, Abbott: Është zhgënjyese që nuk u arrit asnjë marrëveshje

21/11/2022

Ambasadori britanik në Kosovë, Abbott: Është zhgënjyese që nuk u arrit asnjë marrëveshje

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur lidhur me dështimin e bisedimeve për çështjen e targave mes kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Abbott thotë se situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve në Kosovë, si dhe u bëri thirrje që gjitha palët të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve.

“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t'i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat.”,- shkruan ambasadori britanik në Facebook.

 /rtsh.al/