RTSH 24 Live

Kosova

Ambasadori britanik, Abbott: Kosova është shumetnike, s’bëhet fjalë për Asociacion njëetnik

31/01/2023

Ambasadori britanik, Abbott: Kosova është shumetnike, s’bëhet fjalë për Asociacion njëetnik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott ka deklaruar se Kosova është një vend multietnik dhe nuk mund të bëhet fjalë për Asocacion njëetnik.

Përmes një postimi në Tëitter, Abbott ka inkurajuar qeverinë e Kosovës të vazhdojë me hapa për ta formuar Asociacionin.

“Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Nëpërmjet Dialogut, është angazhuar për krijimin e një Asociacionit dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj. Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë”, shkruan ambasadori britanik.

Sipas tij, Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike.

“Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët që të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kjo pasi, Kosova është një vend multietnik dhe komunat e do të mbeten multietnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklave njëetnike”, u shpreh Abbott.

/rtsh.al/