RTSH 24 Live

Teknologji

Amazon blen aplikacionin e komunikimit

25/06/2021

Amazon blen aplikacionin e komunikimit

Amazon Web Services (AWS) do të hyjë në tregun e komunikimit të sigurtë. Shërbimi Cloud i Amazon ka blerë Wickr, një platformë e komunikimit të enkriptuar ndërtuar për zyrtarë shtetërore, korporata të mëdha, si edhe organizata ushtarake. Në një postim në blogun AWS Security, Amazon tha se Wickr do ti bashkohet kompanisë. Komunikimi që ofron Wickr është i enkriptuar me tekst, video, si dhe me thirrje zanore, enkriptim ky që shtrihet deri tek shpërndarja e dokumenteve. Por ka diçka që e dallon nga shërbimet e tjera; është i vetmi me funksionalitete të plota, që përmbush kriteret e sigurisë së Agjensisë Amerikane të Sigurisë. Është gjithashtu popullor në mesin e agjensive federale Amerikane. Por, Wickr nuk është vetëm për agjensitë apo për institucionet e larta shtetërore. Versioni i tij falas mund të përdoret nga të gjithë.