RTSH 24 Live

Politikë

Alibeaj tur takimesh në bazë me strukturat e PD-së në Fier, anëtarë të kryesisë, drejtues grupseksionesh

13/05/2022

Alibeaj tur takimesh në bazë me strukturat e PD-së në Fier, anëtarë të kryesisë, drejtues grupseksionesh

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi sot takime të hapura me demokratët në degët e PD. Zoti Alibeaj ka zhvilluar takime sot me strukturat e PD-së në Fier, me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege.

"Takimin me strukturat e PD-së, në Fier. Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira. Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.’- shkruan Alibeaj.

/rtsh.al/