RTSH 24 Live

Politikë

Alibeaj dhe Bardhi takim me kryeraportuesin e Shqipërisë në CDU/CSU: Do punojmë për një PD të bashkuar

28/09/2022

Alibeaj dhe Bardhi takim me kryeraportuesin e Shqipërisë në CDU/CSU: Do punojmë për një PD të bashkuar

Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dhe Gazment Bardhi kanë zhvilluar një vizitë në Gjermani ku dhe janë takuar me Peter Beyer, kryeraportuesin për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU.

Fokusi i bisedimeve ka qenë lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i partneritetit të PD-së me aleatët euro-atlantik.

Bardhi tha se e siguruan Peter Beyer se do të punojë për një Parti Demokratike të bashkuar rreth vlerave të Partive Popullore Evropiane.

“Peter Beyer është një mik jo vetëm i Partisë Demokratike, por është një mik i mirë i Shqipërisë. E falenderuam për mikpritjen dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë prespektivës europiane të Shqipërisë. E siguruam se do të mbështesim pa asnjë rezervë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të Partisë Demokratike me aleatet euro-atlantik, si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit”, shkruan Bardhi.