RTSH 24 Live

Politikë

Alibeaj dhe Bardhi takim me deputetin e CDU/CSU: PD e vendosur në rrugën e saj drejt të ardhme

28/09/2022

Alibeaj dhe Bardhi takim me deputetin e CDU/CSU: PD e vendosur në rrugën e saj drejt të ardhme

Deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Berlin, ku janë takuar me deputetin e CDU/CSU Gunther Krichbaum. Me një postim në Twitter, Bardhi shkruan se u diskutua në lidhje me përmbushjen e reformave integruese të vendit, luftën ndaj korrupsionit, si dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse kanë qenë në fokus të bisedës.

“Së bashku me kryetarin e GPPD Enkelejd Alibeaj në një diskutim miqësor në Berlin me Gunther Krichba mbi përmbushjen e reformave integruese të vendit, luftën ndaj korrupsionit dhe nevojën për të forcuar PD si alternativë qeverisëse. Partneriteti i PD me BE dhe veçanërisht GP të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit. Faleminderit Gunther Krichba për mikpritjen dhe ndihmën e vazhdueshme për Shqipërinë”, shkruan Bardhi.

Alibeaj thekson se Partia Demokratike nuk do të kthehet pas dhe se do të vijojë e vendosur në rrugën drejt së ardhmes.

Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët. E siguruam Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë”, shkruan Alibeaj.

Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë mes Sali Berishës, i cili u zgjodh në kryetar nga Komisioni i Rithemelimit dhe grupit të deputetëve demokratë që nuk e mbështesin rikthimin e tij në krye të partisë, mes të cilëve edhe Alibeaj dhe Bardhi.

/rtsh.al/