RTSH 24 Live

Kosova

Albin Kurti thirrje Perëndimit: Bindni vendet hezituese të njohin pavarësinë e Kosovës

15/08/2022

Albin Kurti thirrje Perëndimit: Bindni vendet hezituese të njohin pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje Perëndimit që të ndihmojnë Kosovën për të arritur ambicien për t’iu bashkuar  NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Financial Times, Kryeministri Kurti u ka kërkuar shteteve perëndimore që të bindin vendet që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Thirrja e Kurtit vjen dy ditë para takimit që do të zhvillojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg. Ky i fundit do të takohet gjithashtu me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Takimi vjen pas tensioneve të shënuara mbrëmjen e 31 korrikut në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat serbe. Më 1 gusht, qeveria e Kosovës shtyu me 30 ditë vendimin.

/rtsh.al/