RTSH 24 Live

Kulturë

Albanologu amerikan, Brian D. Joseph, pranohet si anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

04/11/2022

Albanologu amerikan, Brian D. Joseph, pranohet si anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Albanologu amerikan, Brian D. Joseph, është pranuar sot, në një ceremoni në Tiranë, si anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në prani të anëtarëve të Asamblesë dhe studiuesve të gjuhës shqipe.

Ai ka një një jetë të tërë që i është kushtuar veçanërisht gjuhës shqipe, dialekteve të saj, origjinës etj., dhe rëndësisë së mësimit të saj edhe në SHBA.

Pavarësisht se gjuha shqipe ka lidhje me latinishten apo greqishten e vjetër, albanologu amerikan shprehet se nuk ka siguri se shqipja mbështet mbi bazat e këtyre dy të fundit.

/rtsh.al/