RTSH 24 Live

Kosovë

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë

26/03/2023

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë

Një dyshim për bombë ka vënë në alarm Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë mbrëmjen e kësaj të diele (26 mars), teksa autoritete kanë marrë menjëherë masa duke nxjerrë jashtë objektit udhëtarët, sipas RTK.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje, teksa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë  Flora Ahmeti.

/rtsh.al/