RTSH 24 Live

Rajon

Alarm për bomba në shkolla në zonat me shumicë serbe në Kosovë, Policia: Të rreme, nuk ka vend për panik

16/06/2022

Alarm për bomba në shkolla në zonat me shumicë serbe në Kosovë, Policia: Të rreme, nuk ka vend për panik
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në një shkollë në Kosovë

Të tjera raportime anonime për bombë janë raportuar në institucione arsimore në komunitetet serbe në Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se këto kërcënime për bomba kanë qenë të rreme dhe janë bërë nëpërmjet formës elektronike dhe linjave telefonike për rreth 30 lokacione në rajone të ndryshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriu, Branislav Radoviq deklaroi se nxënësit dhe të punësuarit janë evakuuar dhe se Policia do të vazhdojë angazhimin e saj në ruajtjen e rendit kushtetues, garantimin e sigurisë në nivel vendi, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

"Nxënësit, të punësuarit janë evakuuar, si dhe është siguruar vendi", tha Radoviq.

Ndërkohë deri në normalizim të situatës nxënësit do të zhvillojnë mësimin online.

Në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, nxënësit do të referohen në klasa online derisa të kontrollohen pretendimet për kërcënime, dhe puna e shkollave në komunitetet serbe tani varet nga efikasiteti i kontrollit nga Policia e Kosovës në të gjithë shkollat”, thuhet në deklaratë nga Zyra për Kosovën në Qeveri të Serbisë.

Më herët, raporte anonime iu dërguan me e-mail institucioneve arsimore që punojnë sipas sistemit të Kosovës. Të gjitha kanë rezultuar të rrejshme.

/rtsh.al/