RTSH 24 Live

Kosova

Alarm i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet

16/06/2022

Alarm i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet

Policia e Kosovës është vënë në lëvizje pas një alarmi të rremë për bombë ne aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Policia nisi evakuimin e menjëhershëm të personelit në aeroport dhe pasagjerëve, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se alarmi kishte qenë i rremë.

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë.

/rtsh.al/