RTSH 24 Live

Aktualitet

Akuzohet për trafik droge në Itali, Prokuroria Durrës sekuestron pasuritë e Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij

23/09/2022

Akuzohet për trafik droge në Itali, Prokuroria Durrës sekuestron pasuritë e Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij

Prokuroria e Durrës ka sekuestruar pasuritë e një personi që akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge.

Prokuroria thekson se pasuritë janë vendosur nga paratë e trafikut të drogës dhe për këtë arsye ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij.

Konkretisht janë sekuestruar 6 apartamente në Durrës dhe Tiranë, 4 automjete, një garazh dhe disa llogari bankare.

“Pasuritë e sekuestruara:

  • Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
  • Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
  • Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;
  • Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
  • Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  • Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.”, thuhet në njoftim e prokurorisë.

/rtsh.al/