RTSH 24 Live

Ekonomi

Akuzat për Portin e Durrësit, qeveria: Investitorit i falen 220 mln euro nga dy taksa të hequra, shteti fiton 1 mld euro

15/11/2022

Akuzat për Portin e Durrësit, qeveria: Investitorit i falen 220 mln euro nga dy taksa të hequra, shteti fiton 1 mld euro

Projekti i Portit të Durrësit ka nxitur përplasje dhe akuza të rënda mes opozitës dhe qeverisë. Opozita akuzon se ky me këtë projekt qeveria i fal investuesit mbi 800 mijë metra katrorë truall dhe e përjashton atë nga taksat. Për këtë akuza qeveria ka deklaruar se investuesi është përjashtuar vetëm nga 2 taksa jo të gjitha.

Sipas zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia në Komisionin e Ekonomisë sqaroi se me faljen e dy taksave shteti humb 220 milionë euro, por fiton 1 miliard euro nga investimi.

“Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hipin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit. Kalatat 66 mijë m2 i mbeten shtetit, bazeni i portit 60 ha i mbetet shtetit dhe kanali hyrës i portit 5.5 km i mbetet shteti, deti nuk tjetërsohet. Kalatat nuk ndryshohen dhe vija bregdetare i mbetet shtetit”, tha Kadia.

Lidhur me akuzat e opozitës se investimi po bëhet nga kompani offshore, zv.Sekretarja e Përgjithshme në Kryeministri, Elira Kokona tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Pronari përfitues janë Muhammed El Alabba dhe familja e tij, Sa i përket dorëzanësve, jemi duke folur për subjekte që kur krijojnë marrëdhëniet e tyre komerciale i realizojnë nëpërmjet shoqërive, se ku i bëjnë, se nuk i etiketojmë dot kompani offshore ose jo, entitetet janë të përcaktuara që nuk do jenë përfitues apo të angazhuar në transaksione me shtetin shqiptar. Nishmi është garant, dhe garanton që të gjitha entitetet që ata e përbëjnë janë të paangazhuar në sanksione apo transaksione që ka masa shtrënguese nga ndërkombëtarët ose këtu. Të gjitha subjekte që janë përfituesit fundor janë persona fizik dhe qytetarët të Emirateve të Bashkuara”, tha Kokona.

/rtsh.al/