RTSH 24 Live

Kulturë

Akuzat për ngacmime seksuale, aktori Kevin Spacey do i paguajë 31 milion dollarë producentëve të House of Cards

05/08/2022

Akuzat për ngacmime seksuale, aktori Kevin Spacey do i paguajë 31 milion dollarë producentëve të House of Cards

Aktori i Hollivudit Kevin Spacey ka humbur apelin e tij për të anuluar një vendim arbitrazhi prej 31 milionë dollarësh (25.5 milionë funte) për producentët e “House of Cards”. Në muajin nëntor, sipas The Guardian, aktori u urdhërua të paguante 31 milionë dollarë ndaj MRC-së pasi akuzohej për sjellje të pahijshme seksuale ndaj anëtarëve të rinj të ekuipazhit që punonin në produksion.

Kërkesa për anulimin e vendimit nga Spacey u rezulua nga gjykatësi amerikan Mel Red Recana në Los Anxheles më 4 gusht. Ndërsa avokati i MRC e konsideroi vendimin e gjykatës të drejtë.  "Ne jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës," tha avokati i MRC, Michael Kump.

Dokumentet origjinale nga MRC detajonin se si Spacey u hoq nga shfaqja e suksesshme e Netflix pas akuzave se ai "ngacmonte seksualisht të rinjtë me të cilët kishte punuar gjatë gjithë karrierës së tij në filma, televizion dhe projekte teatrale".

Gjykata arriti në përfundimin se Spacey kishte shkelur në mënyrë të përsëritur detyrimet kontraktuale për të ofruar shërbime "në mënyrë profesionale" që ishin "në përputhje me udhëzimet, praktikat dhe politikat e arsyeshme të [MRC-së]", duke përfshirë politikat e saj kundër ngacmimit.

Aktori luajti në "House of Cards" për pesë sezone në rolin e politikanit llogaritës Frank Underëood, përpara se të largohej nga shfaqja pasi u shfaqën akuzat.

Në vendimin fillestar, arbitri zbuloi gjithashtu se Spacey nuk kishte të drejtë të paguhej për pjesën e mbetur të kontratës së tij, pasi shkarkimi i tij kishte bërë që sezoni i gjashtë i shfaqjes të shkurtohej dhe të rishkruhej dhe t'i kushtonte MRC miliona të ardhura të humbura.

/rtsh.al/