Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka dënuar sot me 4 vite shërbim prove oficeren e Policisë Gjyqësore Elbasan, Anila Dusha.
GJKKO arriti në përfundimin se oficeren e policisë gjyqësore Dusha ishte fajtore për “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, duke dhënë 3 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 të tij zbriti në 2 vite izolim.
Por në zbatim të nenit për pezullim të dënimit u aplikua shërbimi i provës me 4 vite, si dhe mospërfshirja në funksione publike apo administratë për 5 vitet e ardhshme.
Dusha u akuzua se mori 1 mijë euro ryshfet për një çështje tek një qytetare dhe më pas u denoncua.
/rtsh.al/