RTSH 24 Live

Televizion

Akuza e rëndë e gazetares së kronikës: Në Akademinë e Policisë, studentë përdorues droge

15/10/2021

Akuza e rëndë e gazetares së kronikës: Në Akademinë e Policisë, studentë përdorues droge

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë Anila Hoxha bën një deklaratë të bujshme për oficerët e policisë që janë kapur me drogë ose janë zbuluar si pjesë e trafikut të drogës. E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafokunë RTSH 24, Hoxha tha se kjo duhet parë që në momenin kur ata bëhen pjesë e Akademisë së Rendit. “Ka të dhëna qënë Akademi kapërdoruedroge”, tha gazetarja Hoxha duke e lidhur këtë edhe me jo pak raste që oficerë policie janë kapaur si pjesë e trafikut. Deklarata u bë gjatë diskutimit në ditën e 100-të që kryeministri Edi Rama dha si ultimatum për policinë për kontrolline territorit, zbatimin e ligjit dhe arrestimi ne personave të inkriminuar. 

Si është raporti i oficerë të ndershëm policisë me ata që janë të pandershëm, apo edhe pjesë e trafiqeve?
Akademia e Policisë është një filtër shumë u rëndësishëm. Për të hyrënëAkademinë e policisë kapatur filtra shumë të rëndësishëm. 

Po si ka mundësi atëherë që dalin oficerë që janë lidhur me trafiqe?
Teorikisht filtrat ekzistojnë. Praktikish tha le ti diskutojmë. Pse? Ka të dhëna jo zyrtare qënë Akademinë e Policisë,janë trupë e policisë, mund të jenë edhe përdorues droge. Ka të dhëna.

Si? Përdorues droge në akademi?
Mos u çudisni fare. A ka oficerë policie të kapur me drogë? Në Sarandë u kap një oficer policie duke shpërndarë drogë. Në Tiranë u kap një oficer i patrullave“Shqiponja” me një shpërndarës droge. U kap një oficer i forcave RENEA i sapo hyrë, me drogë. U kap sërish një oficer tjetër duke shpërndarë drogë. Shpërndarës droge. Dhe është një e dhënë shumë domethënëse. 

Dhe studentë të akademisë përdorues droge? Si arrijnë deri atje Anila?
Ai mund të kalojë teste psikologjike, por duhet të kalojë edhe testin e drogës.