RTSH 24 Live

Kulturë

Aktorja Margarita Xhepa, monolog emocionues në skenën e Fest 61, mesazh grave të dhunuara: Guxo dhe kundërshto!

19/12/2022

Aktorja Margarita Xhepa, monolog emocionues në skenën e Fest 61, mesazh grave të dhunuara: Guxo dhe kundërshto!

Një monolog emocionues dhe i ndjerë, kushtuar grave viktima të dhunës në familje, solli aktorja e mirënjohur, "Nderi i Kombit" , Margarita Xhepa në skenën e Fest 61, në Pallatin e Kongreseve.

Një interpretim për t'i dhënë zë të gjitha atyre grave që kanë nevojë për fuqi për t'i thënë "mjaft" dhunës.

Në fund të interpretimit, që ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit në sallë, aktorja pati edhe një mesazh për të gjitha gratë.

"Me dhimbje kam lexuar diku se 1 në 3 gra dhunohet fizikisht. Dhunohet apo vritet nga dora e një burri që dikur i ka thënë 'të dashuroj'. Grua nuk është faji yt, guxo dhe kundërshto, gjithmonë kundërshto", tha aktorja e mirënjohur.

Para se të priste në skenë aktoren , moderatorja Arbana Osmani ka përshëndetur edhe prezantueset e mëhershme të Festivalit të Këngës, të cilat ishin të pranishme në sallë, ish-deputetja Arta Dade, Zerina Kuke dhe Silvana Braçe.

/rtsh.al/