RTSH 24 Live

Botë

Aktivistja siriane flet me emocion: Fituam lirinë, e vështirë ta besojmë!

09/12/2024

Aktivistja siriane flet me emocion: Fituam lirinë, e vështirë ta besojmë!

Aktivistja siriane, Aliaa Noha Khaled, u shpreh se është e vështirë ta besojmë atë që ka ndodhur në Siri. Populli ynë fitoi lirinë pas 50 vjetësh ku brenda dy javëve rrëzohet dinastia e familjes Assad.

“Është një ditë e ëndërruar për ne.  Kemi jetuar për 50 vite nën diktaturë dhe shtypje nga regjimi i Assad, që mbështetej nga Irani dhe nga Rusia. Është një emocion i pa përshkruar që për një javë ne arritëm rrëzuam këtë regjim”.

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, në RTSH-1 ajo tha se, në të gjithë botën analistët po diskutojnë atë çfarë pritet të ndodh pas regjimit të Assad, por unë dua në radhë të them që është një diçka e re për gjithë popullin sirian. Jemi të lirë”.

“Gjithë këto ditë ne kemi festuar dhe bashkë me ne janë afruar dhe njerëz të ndryshëm që festojnë lirinë tonë. Më në fund erdhi dita për popullin tonë që të gëzojmë lirinë tonë dhe kjo është e pabesueshme për ne”

 

/rtsh.al/