RTSH 24 Live

Politikë

Akti normativ, Tabaku: Ka nisur kompensimi i kompanive të ndërtimit! Ibrahimaj: Nuk është e vërtetë

30/06/2022

Akti normativ, Tabaku: Ka nisur kompensimi i kompanive të ndërtimit! Ibrahimaj: Nuk është e vërtetë

Teksa në Kuvend vijojnë diskutimet për aktin normativ, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë e cila sipas saj, ka nisur kompensimin e kompanive të ndërtimit ende pa u miratuar ky akt.

Sipas Tabakut, se abuzimi më i madh në këtë akt normative është për kompanitë të cilat kanë pronar persona në kërkim, të hetuar për trafike ndërkombëtare droge. Tabaku thekson se ky akt është në shërbim të oligarkëve.

Qeveria nxjerr për diskutim amnistinë fiskale që në parim amniston këdo që ka gënjyer e shkelur ligjin dhe bën zero vlerën e këtij parlamenti, bën zero këdo që ka qenë i ndershëm para ligjit e ka paguar taksa këto 9 vite, edhe të rritura. Amniston evazorët duke përfshirë dhe kompaninë e inceneratorëve dhe jep krahë që në të ardhmen të vazhdojnë ta gënjejnë shtetin. Kanë bërë një akt ligjor të paligjshëm që duhej ta kalonin në procedurë normale, ka hyrë në fuqi ndërkohë që kanë filluar ti paguajë këto kompani. Vonesa në përfundimin e veprave shoqërohet me penalitete. Me këtë akt po amnistojnë kompanitë që kanë pasur vonesa në punime. Në Shijak duhet të ishin ndërtuar 212 janë ndërtuar vetëm 15% e vlerës. Po i amniston këto, po i japin 80 mln euro që s’kanë bërë punën. Në Vorë 70 apartamente nga 405, po i japin 80 mln euro, po i amnistojnë se nuk kanë bërë punën. Kaq e gjithë bashkë është e gjitha paketa që ka ardhur në ndihmë të ekonomisë.

Kanë lidhje me qeverinë, kam denoncuar tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, shtesat te rruga e Arbrit. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronar persona në kërkim, persona të hetuar gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. 18.6 mln euro janë dhënë për kom që janë në hetim nga prokuroria, kujdeset që atyre tu sigurojë përfitime. Akt në shërbim të oligarkëve.  Oligarkët paguajnë qeverinë për të kaluar akte. Kjo është kapja e shtetit, kompani kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to. Bëjmë një akt qytetar nëse në votojmë kundër të këtij akti”, tha Tabaku.

Ndërsa ministrja e Financave Delina Ibrahimaj hodhi poshtë pretendimet e Tabakur, duke thënë se nuk është e vërtetë që ka nisur komensimi i kompanive të ndërtimit. Ajo deklaroi se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe se sipas saj opozita mbjell vetëm gënjeshtra.

Nuk janë një grusht oligarkësh, janë pjesa më e mashe e bizneseve në sektorin e ndërtimi, janë 300 biznese që janë kontraktuar ose kanë kontratë aktive. Kemi mbështetur të gjithë ata sektor që po ndikohen nga kriza, duke u munduar që qeveria të ndajë kostot me subjektet në mënyrë që ekonomia të mos ngadalësohet. Kur gënjeshtrat thuhen me kostum edhe qytetarët mund t’ i përjetojnë. Sot qeveria shqiptare ka dhënë paketën më të ulët të ndihmës më pak se Maqedonia dhe Kosova. E njëjta gjë ndodhi edhe me pandeminë kur qeveria shqiptare dha një paketë ndihme 1% të prodhimit të brendshëm bruto. Si mundet ta kthejmë qeverisjen në dobi të qytetarëve. Ka muaj që ka nisur rritja e çmimeve ndërkohë që gënjeshtrat me kostum thonë që nuk janë rritur çmimet. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme”, tha ajo.

/rtsh.al/