RTSH 24 Live

Ekonomi

Akti Normativ për kompensimin financiar, rritja e çmimeve dhe çfarë parashikon dokumenti  

23/06/2022

Akti Normativ për kompensimin financiar, rritja e çmimeve dhe çfarë parashikon dokumenti  

Parlamenti pritet të përfshihet në debate sot, gjë që u pa edhe në komisionin parlamentarë të ekonomisë, lidhur me aktin normativ "Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022".

Ky Akt është propozuar nga qeveria, me qëllim zgjidhjen e problematikave të krijuara nga rritja e çmimeve të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut. Ky akt normativ ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe kritereve për kompensimin financiar për këto produkte.

Akti normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të buxhetit të shtetit, të njesive të qeverisjes qëndrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në kuadër të procesit të rindertimit apo të enteve të tjera publike, të cilat janë në proces për t'u lidhur, përpara hyrjes në fuqi të këtij akti normativ ose në proces zbatimi qe nga data 1 janar 2020 dhe që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastike, për punë të kryera pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ.

"Ky akt normativ do të zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde te shoqërive me kapital shtetëror të pakten 51% apo me financim të huaj, që përballohen nga fondet e shoqërive me kapital shtetëror, të cilat janë në proces per t'u lidhur, përpara hyrjes në fuqi të këtij akti normativ ose në proces zbatimi qe nga data 1 janar 2020 dhe që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, aluminit, bakrit dhe zinkut, për pune të kryera pas hyrjes në fuqi të ketij akti normative”, thuhet në relacionin shoqërues të aktit normativ.

/rtsh.al/