RTSH 24 Live

Kosova

Aksioni kundër kontrabandës në veri, Vucic në Rashkë për serbët e Kosovës, Serbia informon BE-në

13/10/2021

Aksioni kundër kontrabandës në veri, Vucic në Rashkë për serbët e Kosovës, Serbia informon BE-në

Reagime të forta vijnë nga Serbia lidhur me operacionin anti kontrabandë të policisë në veri të vendit. Presidenti Aleksandër Vucic ka udhëtuar për në Rashkë ku do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Konsultimi mes palëve do të mbahet në orën 15:00.

Kryeministrja serbe, Ana Bernabic, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it që të frenojnë Albin Kurtin, duke pretenduar se kjo sjellje e kryeministrit tejkalon çdo masë dhe çon në prag të kaosit.

Ndërsa drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic, tha se ka informuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimin Europian për dialogun, Miroslav Lajcak, për atë që ndodhi në veri të Kosovës.

Ai pretendoi se dhjetëra njerëz u plagosën, mes tyre një në gjendje të rëndë.