RTSH 24 Live

Kronika

Aksioni kundër informalitetit në transportin publik, ndëshkohen 10 subjekte në Tiranë

23/10/2021

Aksioni kundër informalitetit në transportin publik, ndëshkohen 10 subjekte në Tiranë

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit në transportin publik, brenda pak orësh në Tiranë, u ndëshkuan 10 subjekte. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi sot pamje nga ky aksion i cili, siç paralajmëroi ministrja dy ditë më parë, “do të zhvillohet me dorë të hekurt”.

“Taskforca në aksion kundër informalitetit në transportin publik. Nuk do tolerojmë asnjë rast që dëmton në mënyrë të paligjshme operatorët e licencuar. Aksioni do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë vendin”, tha ministrja Balluku.

Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas dy ditë më parë, Balluku siguro për nisjen e menjëhershme të një aksioni për goditjen e informalitetit në sektorin e transportit publik.

Sipas saj, “një nga arsyet kryesore e problematikave financiare që po has ky sektor  është edhe konkurrenca e padrejtë që u vjen nga subjekte të palicencuara, ose nga automjete private që bëjnë transport publik”.