Një aeroplan me 181 pasagjerë ka pësuar një aksident tragjik në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut. Avioni, i kompanisë Jeju Air, i cili ishte në rrugë kthimi nga Bangkok, Tajlandë, ka dalë nga pista dhe u përplas me një mur gjatë një tentative për ulje, pak pas orës 09:00 me kohën lokale.
Nga ky aksident, të paktën 179 persona kanë humbur jetën. Deri tani, dy persona të ekuipazhit janë gjetur të gjallë dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
Aeroplani i linjës ajrore Jeju Air, doli nga pista dhe u përplas me një mur, gjatë uljes emergjente duke shkaktuar humbjen e kontrollit të avionit.
Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur “asnjë shenjë problemi” përpara aksidentit të së dielës.
/rtsh.al/