RTSH 24 Live

Rajon

Aksidenti në Bullgari, shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin ku humbën jetën 45 persona

26/01/2022

Aksidenti në Bullgari, shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin ku humbën jetën 45 persona

Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari pak kohë më parë ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare. 
Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”. “Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov. Ai tha se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet. 
Aksidenti ndodhi në orët e hershme të 23 nëntorit të vitit 2021, kur autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek, ku 45 pasagjerët, përfshirë edhe shoferin e autobusit humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë pësuan lëndime trupore.