RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksidenti/ Me kërkesë të prokurorisë, hiqet nga shtrati i Lanës autobuzi i Unazës  

14/05/2022

Aksidenti/ Me kërkesë të prokurorisë, hiqet nga shtrati i Lanës autobuzi i Unazës  

Zhvendoset nga shtrati i Lanës autobuzi i Unazës, i cili, përpara disa ditësh, pësoi një aksident spektakolar. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, autobuzi është hequr nga shtrati i Lanës, për t’iu nënshtruar akt ekspertimit, lidhur me aksidentin. Mësohet se autobuzi i Unazës do të hiqet përkohësisht, pasi më pas ai do të rikthehet në formën e një instalacioni.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkruan se autobusi u zhvendos me kërkesë të prokurorisë për të kryer hetimet.

“Me kërkesë të prokurorisë, që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instilacion për kujdesin në qarkullim. Fundjave të mbarë!”, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/