RTSH 24 Live

Sociale

Aksidentet, Brataj: Faktorët janë të shumtë. Duhet parandalim!

17/07/2021

Aksidentet, Brataj: Faktorët janë të shumtë. Duhet parandalim!

Lirimi i masave anti-covid ka shtuar shumë lëvizjet e qytetarëve dhe fatkeqësisht në këto ditë të nxehta është rritur ndjeshëm edhe numri i aksidenteve rrugore. Raportimi tyre në kohë reale pranë Urgjencës Kombëtare ka krijuar për 5 muat e parë të vitit një bazë të dhënash të frikshme. Sipas kreut të këtij institucioni Dr.Skënder Brataj, çdo muaj në rrugët tona humbin jetën mesatarisht 90 persona ndërsa 180 të tjerë mbeten invalid.
“Nga një analizë që bëmë, nga 1 Janari deri në fund të muajit Maj ishin 1477 aksidente , të ndara në ato automobilistike në 810, apo 157 dhe 166 për aksidentete nga motoçiklistët, çiklistët, edhe nga këmbësorët, që është një llojet e skidenteve që po rritet dita ditës. Dhe shkak nuk është vetëm shpejtësia” thotë Dr. Brataj. 
Sipas tij në këto statistika të trishta ndikojnë shumë faktorë që bëjnë përgjegjës shumë njerëz. 
“Ne jemi mësuar të gjejmë fajatorët dhe dënojmë ose vendosim gjoba. Nuk është kjo zgjidhja. Zgjidhja është parandalimi. Po nuk kuptuam që nuk i jepet një të riu një makinë 3000 mijë kubikëshe, apo një tjetri që sapo ka marrë patentën një makinë më shumë se 1,1 kubikëshe, siç e ka Italia, këmbësori nuk duhet të kalojë në vijat e bardha pa parë nga ana nga vijnë makinat, nuk mund të kalosh autostradën mës trafikndarëses, por veçse në mbikalime, këto janë faktorë që na çojnë në aksidente” thotë Brataj.
Ai sugjeron që shkollat që formojnë drejtuesit e mjeteve , ti orientojnë ata që 2-3 vite shoferët e rinj nuk mund të tejkalojnë një shpejtësi të caktuar dhe JO të guidojnë një automjet të rëndë.