RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, raportohet për një të vdekur në afërsi të Rrëshenit

26/02/2021

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, raportohet për një të vdekur në afërsi të Rrëshenit

Një aksident me vdekje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në “Rrugën e Kombit”. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mësohet se janë përfshirë tre automjete, dy mjete te vogla dhe një trajler.

Fillimisht trajleri është përplasur me një makinë tp BMW, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i BMW, i cili ishte i vetëm në makinë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur në vendin e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në makine pas përplasjes së fortë.