RTSH 24 Live

Kosova

Aksident tragjik në Kosovë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

08/12/2022

Aksident tragjik në Kosovë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 5 të tjerëve, ka ndodhur në Kosovë. Policia ka bërë me dije se dy automjeteve janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Arllat-Malishevë dhe për pasojë një prej personave ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, njofton policia.

/rtsh.al/