RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident tragjik në Koplik, dyshohet se humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë shoferi

08/12/2022

Aksident tragjik në Koplik, dyshohet se humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë shoferi

Humbja e kontrollit të makinës dyshohet se i ka marrë jetën një shtetasi në Koplik të Shkodrës. Policia bëri të ditur se gjatë mbrëmjes së sotme, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke shkaktuar edhe vdekjen e shoferit.

“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/