RTSH 24 Live

Kronika

Aksident para RTSH

14/01/2021

Aksident para RTSH

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën “Papa Gjon Pali” përballë Radio Televizionit Shqiptar duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve. Përplasja ka qenë tepër e fortë, sa njëri prej automjeteve ka çarë gardhin mbrojtës të rrugës. Nga hetimet paraprake dyshohet se ishte automjeti BMW që ka përplasur automjetin Skoda. Drejtuesi i kësaj të fundit ka marrë mori plagë të rënda, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa në automjetin tip BMW po udhëtonin 2 të rinj, të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.