RTSH 24 Live

Kronika

Aksident në Tiranë, makina përplas 3 këmbësorë

15/08/2022

Aksident në Tiranë, makina përplas 3 këmbësorë

Një aksident me pasojë dëmtimin e tre këmbësorëve ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në afërsi të lagjes “Kodra e Diellit”në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë mjeti me shofere D. G., 29 vjeçe ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/