RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

03/12/2022

Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se aksidenti u regjistruar rreth orës 17:30, ku mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka përplasur për vdekje një person i cili po lëvizte në këmbë. Viktima nuk është identifikuar ende, teksa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/rtsh.al/