RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident në rrugën Shkodër-Velipojë, humb jetën 29 vjeçari

07/01/2022

Aksident në rrugën Shkodër-Velipojë, humb jetën 29 vjeçari

Isa Kotrri, 29 vjeçar banues në Shkodër, humbi jetën mëngjesin e së premtes teksa udhëtonte me mjetin e tij në rrugën Shkodër -Velipojë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti, ku për pasojë i riu nuk ka parë kthesën e fortë duke humbur kontrollin e makinës e duke rënë në kanal.Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të shkatërrohet thuajse tërësisht. Nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm ne aksin e autostradës Thumanë- Fushë Krujë. Rreth orës 09.10 dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, por pa pasoja fatale. Njëri prej drejtuesve të mjeteve ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.