RTSH 24 Live

Kronika

Aksident në Rrogozhinë, kamioni përplaset me benzin, humbin jetën 2 persona

04/08/2022

Aksident në Rrogozhinë, kamioni përplaset me benzin, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rendë ka ndodhur këtë të enjtë në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

Sipas njoftimit të policisë makina tip “Benz” është përplasur me një kamion, me drejtues I. C, duke sjellë vdekjen e dy personave që ndodheshin në autoveturë.

Ende nuk është bërë identifikimi i tyre, por mendohet se një parakalim i gabuar të jetë shkak i aksidentit tragjik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/