RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplasë motoçikletën, plagoset rëndë një 60-vjeçar

08/12/2024

Aksident në Lezhë, makina përplasë motoçikletën, plagoset rëndë një 60-vjeçar

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të se dielës në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Drejtuesi i motorçikletes Gjon Zeka nga fshati Kallmet i Lezhës, u dërgua fillimisht në urgjencën e Lezhës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit shtetasin Ledian Maçaj, pasi nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se mjeti i ka prerë rrugën motoçikletës, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.

Kryqëzimi i fshatit Gocaj është kthyer në burim aksidentesh, pasi mungon fushe pamja për automjetet që dalin në aksin Lezhë-Shkodër.

/rtsh.al/