RTSH 24 Live

Kronika

Aksident në Durrës, 18-vjeçari humb kontrollin e makinës, përplas për vdekje punonjësin e pastrimit në një hotel

24/12/2022

Aksident në Durrës, 18-vjeçari humb kontrollin e makinës, përplas për vdekje punonjësin e pastrimit në një hotel

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, ku për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç, punonjës pastrimi dhe gjelbërimi, i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 18-vjeçari, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/