RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Shkozë – TEG, ndërron jetë një qytetar

06/12/2022

Aksident në aksin rrugor Shkozë – TEG, ndërron jetë një qytetar

Policia e Tiranës bëri të ditur se një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkozë - TEG, ku një mjet ka përplasur një person, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë - TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit."- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/