RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident me viktima në Rrogozhinë

06/03/2021

Aksident me viktima në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Rrogozhinë. Shkak është bërë përplasja me njëri-tjetrin i tre automjeteve në By Passin Rrogozhinë- Peqin.  Tonin Mëhilli drejtuesi i mjetit tip audi ka nderruar jete ne vend, Merushe Koni 60 vjece nga Rrogozhine ka ndërruar jetë rrugës per ne spitalin e Durresit, ndërsa një tjetër pasagjer ndërroi jetë pas disa orësh në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mes dy të plagosurve e rëndë mbetet gjendja e një vajze 10 vjeçare. Shkak i aksidentit dyshohet te kete qene pergjumja e viktimes Mehilli, 59 vjec , i cili ka qene duke shkuar ne pune. Nga humbja e kontrollit të mjetit është përplasur perballë me mjetin tip mercedes benz. Pas perplasjes se dy mjeteve te para , per shkak te afersise u perfshi në aksident edhe një mjet i trete,ndaj mbeti i plagosur dhe drejtuesi i tij. Eshte dashur nderhyrja e mjetit zjarrfikes per te pastruar vendngjarjen , ndersa policia për të zbardhur ngjarjen ne cilesine e deshmitarit  ka shoqeruar  njerin prej shofereve. 
Një ditë më parë, një tjetër aksident i rëndë, me pasojë tre humbje jetësh u shënua në Kodër Kashar, ndërsa sipas Institutit të Statistikave, bilanci i këtyre ngjarjeve është dramatik. Vetëm në janar 2021, në Shqipëri u shënuan 125 aksidente, shifër kjo 34% më e lartë se janari 2020-ës. 17 persona humbën jetën në janar të 2020-ës, 22 në janarin që sapo kemi lënë pas. 143 u plagosën në aksident këtë janar, ndërsa një vit më parë 105. Sipas të njëjtit burim në muajin Janar 2021, aksidentet rrugore, në 80,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 28,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 45,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.