RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident me viktima në Kodër Kashar

05/03/2021

Aksident me viktima në Kodër Kashar

Një bilanc tragjik është regjistruar pas një aksidenti mbrëmjen e të enjtes, 4 mars, në Kodër-Kashar. 27-vjeçari Zija Murati duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen në vend tre pasagjerët që udhëtonin në makinë, vëllezërit Ismail Sula dhe Lulzim Sula 56 dhe 53 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për mjekim, më pas ai është arrestuar nga policia.